RTV AHIRETI
Lajme

BE-ja thotë se Kosova ende nuk ka dorëzuar një raport për sulmin terrorist në Banjskë

be-ja-thote-se-kosova-ende-nuk-ka-dorezuar-nje-raport-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin në Banjskë të Zveçanit. Kështu ka deklaruar thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me ndëshkimin e Serbisë në lidhje me këtë sulm, ai ka thënë se kjo nuk mund të bëhet pa pasur rezultatet e plota të hetimit.

“Në lidhje me hetimin (për Banjskën). Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se ky raport edhe nëse është përfunduar apo jo, ende nuk u është dorëzuar atyre.

“Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”.

The post BE-ja thotë se Kosova ende nuk ka dorëzuar një raport për sulmin terrorist në Banjskë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Polonisë rrit tensionet: Ushtarët e NATO-s janë të pranishëm në Ukrainë

admin

Abazoviq: Mali i Zi do të ketë një sezon rekord turistik

admin

Zelensky i pajtimit që India ta organizojë samitin e dytë të paqes për Ukrainën

rezart morina