RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja: Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë

be-ja:-turqia-mund-te-perdore-ndikimin-e-saj-mbi-rusine

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shprehur ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, shpresën e tij se Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Borrell ka bërë një deklaratë nga media sociale lidhur me bisedën telefonike të kryer me ministrin turk Çavuşoğlu.

Ai tha se ka vënë theksin mbi rolin e Turqisë në sigurimin e marrëveshjes së OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe pakësimin e agresivitetit të Rusisë kundër Ukrainës. Borrell bëri të ditur se kanë diskutuar edhe ndikimin e sanksioneve të BE-së.

“Kam shprehur shpresën time se Turqia mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndalur luftën e pakuptimtë”, është shprehur Borrell.

Related posts

Rreth 50 mijë euro dëme nga djegia e depos në fabrikë, Policia jep detaje nga rasti në Prizren

admin

Kërkohet përjashtimi i profesorit të UP-së që u denoncua për ngacmim seksual

admin

Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut takim trepalësh shëndetësor pavarësisht tensioneve në Tajvan

Muhamet Ramadani