RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja zgjat misionin detar në Detin e Kuq deri në vitin 2027

be-ja-zgjat-misionin-detar-ne-detin-e-kuq-deri-ne-vitin-2027

Bashkimi Evropian ka zgjatur mandatin e misionit të saj detar “Aspides” në Detin e Kuq deri më 28 shkurt 2027, njoftoi sot blloku, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Këshilli i BE-së tha se operacioni i nisur në shkurt 2024 për të mbrojtur lirinë e lundrimit do të vazhdojë për dy vjet të tjera. Vendet anëtare ranë dakord të ndajnë 15 milionë euro për të mbuluar kostot e përbashkëta të misionit për periudhën nga 1 marsi 2026 deri më 28 shkurt 2027.

Misioni u krijua në përgjigje të shqetësimeve të shtuara të sigurisë që prekin rrugët e transportit tregtar në rajon. Mandati i tij përfshin mbrojtjen e anijeve dhe sigurimin e kalimit të sigurt nëpër korridoret kryesore detare.

Misioni “Aspides” operon në ujërat ndërkombëtare përgjatë Detit të Kuq dhe zonave përreth, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb dhe Ngushticën e Hormuzit – dy nga pikat më të rëndësishme strategjike në botë për tregtinë globale.

Me seli në Larisa, misioni komandohet nga kundëradmirali grek Vasileios Gryparis.

Zyrtarët e BE-së thonë se operacioni synon të pengojë sulmet ndaj anijeve tregtare dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare detare në rajon.

Related posts

Mësuesja në Luksemburg pushohet nga puna për postime në mbështetje të Palestinës

Muhamet Ramadani

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Irfan Jahiu

Pamje të rënda/ Momenti kur turistes në Itali i bie statuja në kokë, 30-vjeçarja humb jetën

admin