RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE kërkon zgjatjen e marrëveshjes së drithit në Detin e Zi

be-kerkon-zgjatjen-e-marreveshjes-se-drithit-ne-detin-e-zi

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së emërtuar Iniciativa e Drithit në Detin e Zi e cila siguron dërgimin e drithit të Ukrainës në tregjet ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE), Peter Stano në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes rreth marrëveshjes së drithit duke thënë se si BE prioritet i tyre është që drithi ukrainas të dërgohet në tregun botëror.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të kësaj iniciative për zgjatjen e marrëveshjes. I vlerësojmë si të nevojshme bisedimet nën kryesimin e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Stano.

Ai tha se janë të hapur të hulumtojnë të gjitha zgjidhjet që sigurojnë zgjatjen e marrëveshjes. Stano theksoi se në të njëjtën kohë do të vazhdojnë qëllimin për të penguar sa të jetë e mundur aftësitë luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Në mediat ndërkombëtare pretendohet se BE-ja me qëllim zgjatjen e marrëveshjes, mendon të heqë sanksionet ndaj Bankës Bujqësore të Rusisë (Rosselkhozbank).

– Marrëveshja e Korridorit të Drithit në Detin Zi

Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Turqia dhe Ukraina me një ceremoni të mbajtur në Istanbul më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi.

Afati i marrëveshjes i cili më parë është zgjatur disa herë, do të përfundojë më 17 korrik. Zyrtarët rusë thonë se nuk shohin ndonjë mundësi për zgjatjen e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë më 3 korrik, vlerësoi mundësinë e heqjes së sanksioneve të SWIFT (sistemi ndërkombëtar i pagesave) ndaj të gjitha bankave ruse, përfshirë edhe Bankën Bujqësore të Rusisë (Rosselkhozbank) dhe tha se në marrëveshjen e drithit nuk zbatohet pjesa që ka të bëjë me Rusinë.

“Ka edhe pak kohë deri në përfundimin e afatit të marrëveshjes. Por, nuk ka as shpresë se kjo pjesë do të zbatohet”, theksoi Peskov.

Related posts

Greqi, mjekët në spitalet publike hyjnë në grevë 48 orëshe

admin

Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

RTI

Javier Bardem: pse nuk mund të heshtja mbi Gazën…

admin