RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës

be-mirepret-konstituimin-e-kuvendeve-ne-20-komuna-te-kosoves

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur sot marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Facebook, BE vlerësoi procesin e dorëzimit të përgjegjësive komunale si të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset zgjedhore si bazë për stabilitet dhe zhvillim në vend.

Related posts

Presidenti turk pret shefin e NATO-s në Ankara

RTI

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

admin

Kuvendi publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Irfan Jahiu