RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE prezanton plan të ri veprimi lidhur me migracionin e parregullt

be-prezanton-plan-te-ri-veprimi-lidhur-me-migracionin-e-parregullt

Bashkimi Evropian (BE), prezantoi plan të ri veprimi i cili përfshin parandalimin e daljeve të parregullta nga rajoni i Mesdheut Perëndimor dhe Atlantikut, mbështetjen e kthimeve në vendet e origjinës, elementët për inkurajimin e migracionit ligjor si dhe pengesën e keqpërdorimit kryesisht të linjave ajrore për transportin e emigrantëve, transmeton Anadolu.

Komisionerja e BE-së për Çështjet Brendshme, Ylva Johansson në një konferencë për media njoftoi se plani përbëhet nga 4 shtylla, që janë lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, administrimi i kufijve, rikthimi në vendin e origjinës dhe gjetja e rrugëve ligjore për qasje në tregun evropian të punës.

Plani i cili përfshin formimin e partneritetit me vendet si Maroku, Senegali, Mauritania dhe Gambia, synon të mbështesë vendet anëtare të BE-së që të forcojnë administrimin e migracionit përgjatë kësaj rruge, parandalimin e daljeve të parregullta dhe operacionet e shpëtimit të jetës.

Gjithashtu plani i cili ofron angazhim në mbështetjen e vendeve të Afrikës së Veriut dhe të Sahelit për rikthimin, ripranimin dhe riintegrimin, synon të inkurajojë migrimin legal përmes partneriteteve për migrimin për punë dhe të aftësive.

Ndërkohë plani përfshin edhe dhënien e mbështetjes ndaj operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit.

Sipas të dhënave të ndara nga Johansson, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Ishujt Kanarie nga rruga e Atlantikut është më pak se 3.000 në vitin 2019 ndërsa në vitin 2022 kjo shifër arriti në 24 mijë, me rritje 800 për qind dhe ka vazhduar në të njëjtën mënyrë gjatë vitit 2021. Në vitin 2022 në këtë shifër u shënua rënie në 50 për qind si rezultat i partneritetit të krijuar me Spanjën dhe Marokun.

– Plani për të parandaluar keqpërdorimin e transportit tregtar

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar një masë lidhur me përdorimin e mjeteve komerciale të transportit për të lehtësuar migrimin e parregullt në BE.

Në deklaratën me shkrim thuhet se rrjetet kriminale përfitojnë nga fluturimet komerciale ndërmjet vendeve të treta, duke përdorur regjimet e politikave pa viza ose mundësitë e migrimit për motive pune për të sjellë emigrantët në vendet afër ose në kufirin e BE-së.

Për të parandaluar këtë, KE-ja ka vendosur të mbështesë vendet anëtare në aspektin operacional në fushat e legjislacionit, gjyqësorit dhe diplomacisë. Një pjesë të rëndësishme të planit e përbën forcimi i marrëdhënieve me operatorët e transportit dhe autoritetet në vendet e treta, kryesisht në sektorin e transportit ajror.

Planet e reja të veprimit, do të diskutohen në takimin që ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së do të mbajnë më 8-9 qershor. BE-ja më parë njoftoi se në vitin 2022 u regjistruan 330 mijë hyrje të parregullta, se kjo nënkupton rritje me 64 për qind në krahasim me një vit më parë dhe se kjo është shifra më e lartë që nga kriza e vitit 2016 e deri më tani.

Related posts

Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën

rezart morina

Një hebre fanatik vari kokën e një gomari në një varrezë muslimane afër xhamisë Al-Aksa

admin

Macron: Twitter angazhohet për luftë kundër përmbajtjeve ekstremiste

admin