RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Lubonja: Protestuesit serbë nuk e kanë hallin te kryetarët e zgjedhur, por tek Asociacioni

lubonja:-protestuesit-serbe-nuk-e-kane-hallin-te-kryetaret-e-zgjedhur,-por-tek-asociacioni

Opinionisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja tha se po i shikon me shqetësim të madh ngjarjet në veri të Kosovës.

Ai përmes një videolidhje në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, tha se çështja është shumë komplekse.

Kjo sepse sipas tij, protestuesit serbë në veri nuk e kanë hallin tek katër komunat sepse siç tha ai, ata janë shumicë në atë pjesë dhe do ti fitonin zgjedhjet pa problem, por që sipas tij, situata e krijuar ditëve të fundit në veriun e Mitrovicës ka të bëjë me kërkesën për themelimin e Asociacionit.

“Unë nuk mendoj që këtu kemi të bëjmë thjeshtë me atë se po protestohet për katër kryetarë komunash qe duhet të ishin serb apo shqiptar, besoj se kjo do të ishte gjë shumë e zgjidhshme nëpërmjet qoftë edhe disa bisedimesh edhe qoftë lokale, qoftë edhe me serbët, Vuçiq me Kurtin dhe hajt bëjmë një palë zgjedhje të tjera ta rregullojmë këtë punë. Besoj se nuk është halli se serbët duan që të kenë katër komuna aty ku kanë shumicën e popullsisë dhe i fitojnë zgjedhjet, por problem është më i thellë. Problem është në një lloj situate që Serbia bënë politikat e veta kërkon Asociacionin, por edhe Asociacioni ka problemet e veta që ju i njihni më mirë me të mirat dhe të këqijat, por më shumë me problem ndoshta sesa me një perspektivë të një ndërtimi të një shteti që toleron edhe pranon si të thuash minoritetet apo, pa ndjenja urrejtje kombetarë”, tha ai.

Tutje Lubonja tha se rezistenca e kryeministrit Kurti për Asociacionin vije tek kritikat e tij për bosnjëzim të Kosovës, gjë që sipas Lubonjës qëndron.

“Ajo kritika që i bëhet Asociacionit që është një lloj bosnjëzimi i Kosovës qëndron dhe këtu vijnë rezistencat e Kurtit. Por përtej gjitha këtyre që kanë të bëjnë me raportin Kosovë – Serbi dhe konfliktin e ngrirë me debate me tensionim dhe çtensionim, mendoj se duhet ta shikojmë edhe ndonjë kontekt më të gjerë si luftën në Ukrainë dhe qëndrimin që mbajnë perëndimorët në këtë rast”, shtoi ai. /teve1

Related posts

Azerbajxhani i dorëzon Armenisë edhe 95 trupa të ushtarëve armenë

admin

UNICEF: Mbi 8,000 fëmijë të infektuar nga kolera deri më tani në Kongo

rezart morina

Një nga grabitjet më të mëdha në SHBA, zbulohet si u vodhën 30 mln euro

admin