RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Qasja jonë ndaj Serbisë është e balancuar

be:-qasja-jone-ndaj-serbise-eshte-e-balancuar

Bashkimi Evropian (BE) tha se qasja e tyre ndaj Serbisë është e balancuar dhe se ndryshimi i politikave të tyre mund të jetë i mundshëm vetëm me vendimin e përbashkët të 27 vendeve anëtare, transmeton Anadolu.

Peter Stano, një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE), iu përgjigj pyetjes lidhur me letrën e nënshkruar nga deputetët e Parlamentit Evropian (PE) dhe senatorët amerikanë dhe e cila kritikon politikën e Perëndimit ndaj Serbisë.

“Në BE ka mijëra parlamentarë. Politikat e reja formohen vetëm me votën unanime të 27 vendeve anëtare”, tha Stano duke shtuar se letra e shkruar nga deputetët nuk mund të ndryshojë asgjë.

Ai tha se BE-ja luan rol vetëm për lehtësimin e tensioneve Serbi-Kosovë. “Qasja jonë ndaj palëve është e balancuar. Por, megjithatë ajo nuk është e pandryshueshme”, tha Stano.

Sipas lajmit të djeshëm të PE-së, një grup politikanësh të nivelit të lartë të BE-së dhe SHBA-së, i dërguan një letër të përbashkët drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Punët e Jashtme, James Cleverly, e cila kritikonte qasjen e perëndimit ndaj Serbisë.

Në letër thuhet se për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë duhet të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë.

Related posts

Gjermania “ngrin” eksportet e ar’mëve në Iz’rael për shkak të sfidave ligjore

Muhamet Ramadani

Turqia dërgon pajisje kërkimi dhe shpëtimi në Iran, Erdogan: Thellësisht i pikëlluar për rrëzimin e helikopterit të Raisit

admin

Trump nderohet me Çmimin e Paqes të FIFA-s për përpjekjet e tij në promovimin e paqes

Muhamet Ramadani