RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Petr Pavel: Ukraina duhet t’i bashkohet NATO-s pas përfundimit të luftës

petr-pavel:-ukraina-duhet-t’i-bashkohet-nato-s-pas-perfundimit-te-luftes

Presidenti i sapozgjedhur çek, Petr Pavel, i ka thënë BBC-së se Ukraina duhet të lejohet që t’i bashkohet NATO-s “sapo të përfundojë lufta”.

Pavel, një gjeneral në pension, tha se Ukraina do të ishte “moralisht dhe praktikisht e gatshme” për t’u bashkuar me aleancën perëndimore pas përfundimit të konfliktit.

“Ushtria ukrainase do të jetë ndoshta ushtria më me përvojë në Evropë. Ukraina meriton të jetë pjesë e një komuniteti të vendeve demokratike”, tha ai.

Në intervistën e tij të parë të transmetuar me media ndërkombëtare që nga zgjedhja e tij, Pavel i dha mbështetje të fortë ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin.

Duke folur nga Praga, ai tha se dërgimi i avionëve luftarakë perëndimorë si F-16 nuk është temë “tabu” për të, por tha se nuk ishte i sigurt se ata mund të dorëzoheshin në një afat kohor që mund të ishte i dobishëm për Kievin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të F-16 në Ukrainë, megjithëse presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se asgjë nuk përjashtohet.

“Jam krenar që vendi im është një nga të parët që i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake”, tha ai për BBC.

Republika Çeke ishte vendi i parë perëndimor që dërgoi tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë – T72 dhe BMP1 të dizajnuara nga sovjetikët – në Kiev, pjesë e një serie dërgesash të armëve të rënda që thuhet se filluan që në mars të vitit 2022.

Pothuajse një vit më vonë, pas shumë kërkesash nga Ukraina, vendet si Britanina e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanina, janë pajtuar për të dërguar tanke moderne, të prodhimit perëndimor si Leopard 2, Challenger dhe M1 Abrams.

“Ndoshta shumë pak njerëz mund të imagjinonin se vendet perëndimore do të ishin të gatshme t’i siguronin Ukrainës tanke moderne luftarake ose sisteme artilerie me rreze të gjatë”, tha ai.

Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore. /rel

Related posts

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

admin

Mbi 100 palestinezë u vranë në sulmin izraelit me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

admin

Serbët japin urdhër: Vendosin në gjendje gatishmërie ushtrinë afër kufirit me Kosovën

admin