RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Së shpejti do të vendosim nëse do të pezullojmë apo jo marrëveshjen tregtare me Izraelin

be:-se-shpejti-do-te-vendosim-nese-do-te-pezullojme-apo-jo-marreveshjen-tregtare-me-izraelin

Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se BE do të vendosë së shpejti nëse do të pezullojë apo jo marrëveshjen tregtare të bërë me Izraelin, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s që u mbajt në Bruksel, Borrell tha se do të vlerësojnë çështjen e rishikimit të marrëveshjes tregtare me Izraelin të cilën e kanë kërkuar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, në një letër dërguar presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

“Po e shqyrtojmë letrën e kryeministrave dhe së shpejti do të mund t‘ju them diçka për këtë çështje”, tha Borrell duke vënë theksin se BE do të vendosë së shpejti nëse do të pezullojë apo jo marrëveshjen tregtare të bërë me Izraelin.

Sanchez dhe Varadkar, në letrën e tyre dërguar presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, kërkuan që marrëveshja tregtare e cila i njeh shumë privilegje në tregun e BE-së Izraelit, i cili vazhdon sulmet e tij ndaj Gazës, të “rishikohet urgjent” për të përcaktuar nëse janë shkelur detyrimet lidhur me të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike.

Related posts

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve ishte kriter kyç”, Kurti thirrje BE-së: Hiqni masat ndaj Kosovës sa më parë

admin

Izraelitët sulmuan një fermë palestineze në Bregun Perëndimor dhe vodhën 150 dele

RTI

Koordinatori i OKB-së: Tërmeti në Turqi, ngjarja më e keqe në rajon në 100 vitet e fundit

Muhamet Ramadani