Bashkimi Evropian ka njoftuar një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për Turqinë dhe Sirinë, teksa të dy vendet vazhdojnë të përballen me shkatërrimet nga tërmeti.
Shefja e bllokut, Ursula von der Leyen, njoftoi konferencën në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, pas një telefonate me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
Ngjarja do të mbahet në mars në Bruksel, sipas deklaratës.
Von der Leyen, e cila është presidente e Komisionit Evropian, theksoi se prioriteti i bllokut tani është të punojë gjatë gjithë kohës për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur, pasi shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.
BE tha se operacioni aktual është një nga operacionet më të mëdha të kërkim-shpëtimit të kryera përmes Mekanizmit të saj të Mbrojtjes Civile.
Deri më tani, blloku tha se ka dërguar 31 ekipe kërkimi dhe shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende, në zonat e prekura në Turqi dhe Siri.
Autoritetet siriane i bënë thirrje BE-së të aktivizojë Mekanizmin e saj të Mbrojtjes Civile të mërkurën në mëngjes, ndërsa homologët e tyre turq i kërkuan bllokut të aktivizojë mekanizmin mbështetës të hënën, sipas njoftimit.
Blloku gjithashtu u zotua t’i sigurojë Turqisë 3 milionë euro ndihmë. Më vete, Siria do të marrë 3.5 milionë euro ndihmë emergjente, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
BE tha se financimi i fundit do të ndihmojë njerëzit në Siri në nevojë për të hyrë në strehim, ujë dhe kanalizime, sende të ndryshme shëndetësore që u nevojiten aktualisht, si dhe për të mbështetur operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
We are now racing against the clock to save lives together.
Soon we will provide relief aid, together.
Türkiye and Syria can count on the EU.
@SwedishPM and I will host a Donors’ Conference early March in Brussels.Let’s mobilise funds globally for the affected communities.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 8, 2023