RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Sulmet ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë krime lufte

Një zëdhënës i shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian i krahasoi sulmet raketore në disa qytete të Ukrainës me krime lufte.

“Ky akt është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ky shënjestrim pa dallim i civilëve përbën një krim lufte”, derklaroi sot një zëdhënës i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

“Këto akte, janë sulme barbare dhe frikacake”, shtoi ai.

Zëdhënësi tha se të gjithë ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi, dhe se BE-ja do të vazhdonte të qëndronte në krah të Ukrainës.

Related posts

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për TRUST-in

admin

Bisedimet për armëpushimin në Gaza pritet të rifillojnë sot

admin

Kërkon të minojë unitetin e aleancës/ Rusia rrit “fushatën hibride” kundër NATO-s, pritet të bllokojë radarët në Evropë

admin