RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia e kënaqur me vendimin e OPEC

Megjithëse ka sjellë reagime në të gjithë perëndimin dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara, vendimi i OPEC për të ulur prodhimin e naftës është përshëndetur nga Kremlini, të cilët e quajnë një fitore.

Vendimi për të ulur prodhimin e naftës në fillim të kësaj jave nga OPEC dhe aleatët është një fitore e përbashkët për Rusinë.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitri Peskov: “Nuk jam i prirur të them se kjo është ndonjë fitore për ne, por kjo është një fitore për sensin e përbashkët.”

Peskov vuri në dukje se Uashingtoni kërkon të shtyjë vendimet e tij në lidhje me tregun e naftës dhe të manipulojë çmimet, madje edhe me koston e destabilizimit të tregut global të energjisë.

“Dhe fakti që kundërshtohet nga puna e balancuar, e menduar dhe e planifikuar e vendeve që marrin një pozicion të përgjegjshëm brenda OPEC+, përfshirë vendin tonë, është shumë i mirë. Kjo të paktën balancon disi kaosin që po krijojnë amerikanët.”

OPEC+ njoftoi në fillim të kësaj jave se vendet që përbëjnë grupin do të ulin prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë duke filluar nga nëntori.

Shkurtimet do të shpërndahen bazuar në kuotat sipas marrëveshjes së OPEC+ që nga gushti 2022.

Reduktimi i prodhimit kishte për qëllim stabilizimin e tregut global të naftës përpara një rënie sezonale të kërkesës dhe mes frikës për një recesion global.

Ndërkohë, Rusia mund të ulë prodhimin e saj me më shumë se sasia e përshkruar nga OPEC+ për shkak të sanksioneve të reja.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin e OPEC+, ndërsa shefja e Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e quajti masën të padobishme dhe të pamatur. /oranews

Related posts

Një vit që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, ajo vazhdon të jetë në titujt kryesor

admin

OKB: Përdhosja e objekteve fetare nuk duhet toleruar

rezart morina

Kurti: Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend

admin