RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE: Takimi i nivelit të lartë, vetëm nëse ka pajtim nga kryenegociatorët

be:-takimi-i-nivelit-te-larte,-vetem-nese-ka-pajtim-nga-kryenegociatoret

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se sot në Bruksel do të ketë një takim në mes kryenegociatorëve Besnik Bilsimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i BE-së ka qenë gjithmonë gjetja e një zgjidhje në frymën evropiane për situatën aktuale,

“Kemi ftuar shefat negociator nga të dyja palët që të vijnë në Bruksel, dhe kemi marrë konfirmimin që ata do të vijnë, dhe po mund të konfirmoj që do të kemi një takim sot. Qëllimi është si gjithmonë që të gjejmë një zgjidhje evropiane për situatën aktuale”, ka thënë Stano.

Stano ka shtuar se sa herë që kryengeociatorët arrijnë të pajtohen për ndonjë çështje, pastaj ftohet takimi i nivelit të lartë.

“Ju e dini që takimet e kryenegociatorëve zakonisht pasohen nga takimet e nivelit të lartë kur kryenegociatorët janë të gatshëm të pajtohen. Ne kemi parë dialogun e të hënës me liderët e dy palëve, fatkeqësisht ai takim nuk solli asnjë rezultat. BE ripërsëritë që pret sjellje evropiane nga dy palët për të gjetur zgjidhje për këtë situatë, që është situatë krize, që s’e kemi parë prej vitesh”, ka thënë Stano.

Related posts

Shqiptarët e diasporës marshojnë para Konsullatës në Mynih, kërkojnë të votojnë nga vendet ku jetojnë

admin

Qindra mijëra persona largohen nga shtëpitë në Liban pas sulmeve të ushtrisë izraelite

admin

32-vjeçari vritet me armë zjarri, ndalohen dy persona në Kosovë

admin