RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘BE, test për udhëtarët nga Kina’, Franca kërkon rregulla të reja kundër COVID

‘be,-test-per-udhetaret-nga-kina’,-franca-kerkon-rregulla-te-reja-kunder-covid

Qeveria franceze kërkon që Bashkimi Europian të miratojë rregulla më të ashpra kundër COVID-19, për qytetarët që udhëtojnë nga Kina.

Autoritet Franceze kërkojnë nga Bashkimi Europian që të miratojë rregulla të reja kundër COVID për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Vendimi vjen pas masave të reja që hyjë në fuqi në Francë këtë të diele. Në doganat e Francës, qytetarëve që udhëtojnë nga Kina u kërkohet test negativ i 48 orëve të fundit. Ndërsa në Paris do të testohen në mënyrë rastësore qytetarë që kanë qenë në Kinë.

Këto masa, qeveria franceze kërkon që të aplikohen nga të gjithë vendet e Bashkimit Europian. Ministri Francez i shëndetësisë Fransua Braun tha se kjo metodologji duhet të përdoret nga unioni për të ndalur rritjen e infektimeve.

Një javë më parë, zyrtarët shëndetësorë të BE-së nuk arritën të bien dakord për një vendim unanim lidhur me udhëtarët që vijnë nga Kina.

Marrja e masave kundër COVID lidhet me zhvillimet që vijnë nga Kina. Pasi bllokoi kufijtë gjatë gati tre viteve, qeveria kineze njoftoi se ka lehtësuar masat kundër coronavirusit.

Lehtësimi i masave në Kinë, sipas zyrtarëve francezë mund të sjellë një shtim të rasteve në gjithë botën. /euronews

Related posts

Serbët nisin festimin e Vidovdanit në Graçanicë

rezart morina

Aksident në rrugën Gurrakoc – Klinë, gjashtë të lënduar

admin

Kurti: Këtë Kurban Bajram le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë

rezart morina