RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bedri Hamza pritet të jetë kryetari i ri i PDK-së

bedri-hamza-pritet-te-jete-kryetari-i-ri-i-pdk-se

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së, pasuesi i tij pritet të jetë Bedri Hamza.

Kështu bëri të ditur vetë Krasniqi në konferencë për media.

Në fjalën e tij, Krasniqi shprehu falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë mandatit të tij.

“Vetëm dua t’ju them shumë faleminderit të gjithëve – çdo votuesi, çdo personi. Faleminderit të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve që kanë qenë gjithmonë pranë meje”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se ndonëse po largohet nga posti i kryetarit, mbetet krenar për punën e bërë dhe beson se PDK-ja do të vazhdojë e fortë dhe në duar të sigurta.

“Unë largohem nga detyra me mirënjohje dhe me krenari, me paqe në shpirt. PDK do të mbetet në duar të sigurta. Siç e ka thënë presidenti i parë, kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim, sepse kjo është shtëpia ime e dytë”, tha ai.

Related posts

Anketa e re: Gati dy të tretat e demokratëve duan që Presidenti Biden të largohet nga gara

admin

Avokati i familjes Hajrizi paralajmëron padi ndaj disa personaliteteve

admin

Pas situatës në veri, Vuçiqi ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

admin