RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Begaj: Çështja e njohjes së Pavarsisë së Kosovës do të jetë fokus i yni në OKB

begaj:-ceshtja-e-njohjes-se-pavarsise-se-kosoves-do-te-jete-fokus-i-yni-ne-okb

Pas takimit me Osmanin, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj deklaroi se Çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës do të jetë fokus i Shqipërisë në OKB.

Ai u shpreh se Kosova duhet të ketë koordinim të ngushtë dhe më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, si dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet një koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me partnerët tanë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën e vendit. Por, koordinimin me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova edhe e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për deeskalimin e situatës. Gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Begaj.

Sa i përket procesit të njohjes së Kosovës, ai shtoi se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës i institucioneve të të dyja vendeve. Ai theksoi se është detyrë e Shqipërisë që të kërkojë njohje të reja dhe mbështetje për Kosovën.

“Pjesëmarrja ime në Asamblenë e OKB-së do të ketë në fokus çështjet e njohjes së Kosovës. Vëmendje i kushtuam edhe bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe integrimit euroatlantik, ku ndër të tjera shpreha besimin për përmbylljen së shpejti të procesit të liberalizimit të vizave nga BE për qytetarët e Kosovës. Ky është një veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale për gjithë qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Në takimin e sotëm me Osmanin, Begaj shtoi se janë përqendruar në çështjet më të rëndësishme të interesit ndërshtetëror, por edhe nevojës të një koordinimi më të mirë.

I pari i Shqipërisë theksoi se askush nuk ka pse “çuditet” pse Kosova është prioritet kombëtar i tyre.

Related posts

“Në Kahramanmarash kanë vdekur 70 shqiptarë”

rezart morina

Mbi 7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022

admin

Serbët lokalë mblidhen para komunës në Leposaviq

rezart morina