RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

begaj:-historia-e-kosoves-s’mund-te-shkruhet-e-kuptohet-pa-emrat-e-ish-krereve-te-uck-se

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në fjalimin e tij në seancën solemnte të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe për procesin në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi , Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po përballen me akuza të fabrikuara.

“Historia e Republikës së Kosovës, nuk mund të shkruhet e as të kuptohet, pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen me akuza të fabrikuara”, ka thënë Begaj.

Begaj ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Kosovën në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit euroatlantik.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova sot është shtet i konsoliduar.

Related posts

Përvjetori i revolucionit të vitit 1979, dhjetëra mijëra iranianë në Berlin, miting masiv kundër regjimit të Teheranit!

admin

25 vjet nga rënia e Familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt

admin

Kontrabandoi gjashtë emigrantë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Muhamet Ramadani