RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj: Përgjithmonë mirënjohës shteteve që ndihmuan në përballimin e pasojave të tërmetit

begaj:-pergjithmone-mirenjohes-shteteve-qe-ndihmuan-ne-perballimin-e-pasojave-te-termetit

Presidenti Bajram Begaj, në 3-vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, vlerësoi forcën e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, si dhe shprehu mirënjohjen për shtetet që u solidarizuan me Shqipërinë në përballimin e kësaj sfide.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme”, u shpreh Begaj.

Presidenti u shpreh se me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit.

“Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët”, tha ai.

Presidenti theksoi se “Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje”. /atsh

Related posts

Analiza e REL: Me Donald Trumpin në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë mjegullohet! Qëndrimi ish-presidentit amerikan ndaj Rusisë

admin

Termocentrali bërthamor i Zaporizhias rilidhet me rrjetin elektrik kombëtar të Ukrainës

admin

Irlanda: Pushtimi rus i Ukrainës dëmton Këshillin e Sigurimit të OKB-së

admin