RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk: Avancim më tej në marrëdhëniet shqiptaro-turke

begaj-pranon-letrat-kredenciale-te-ambasadorit-te-ri-turk:-avancim-me-tej-ne-marredheniet-shqiptaro-turke

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Baris Ceyhun Erciyes, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se sot ka pranuar letra kredenciale të ambasadorit turk, “në një takim ceremonial dhe të përzemërt për të avancuar më tej marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-turke si dhe bashkëpunimin rajonal”.

“Ne nënvizuam rëndësinë e vizionit të qartë të dy vendeve tona për zgjerimin e BE-së, bashkëpunimin e ngushtë brenda NATO-s dhe qasjen e përbashkët për zgjidhjen e konflikteve dhe krizave ndërkombëtare përmes dialogut”, ka theksuar Begaj.

Erciyes zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin Tayyar Kagan Atay.

Related posts

KEDS finalizon planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji gjatë zgjedhjeve

Muhamet Ramadani

Protesta të reja në juglindje të Iranit pas bllokimit të internetit thonë aktivistët

admin

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

admin