RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

begaj:-shqiperia-dhe-jordania-ndajne-vlera-te-perbashketa-paqeje-dhe-stabiliteti

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përfunduar të dielën vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II.

Në një mesazh falënderimi në rrjetin social X, Presidenti Begaj e cilësoi këtë vizitë si një shenjë të miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Kreu i Shtetit shqiptar deklaroi se “Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare”.

Vizita me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, ngriti në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit.

Related posts

Kreu i Ligës Arabe: Kriza siriane duhet të marrë fund

admin

Angelina Jolie ndan foton simbol të tërmetit, bën thirrje për donacione për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Muhamet Ramadani

Gjashtë vende të NATO-s mbështesin Danimarkën: Grenlanda i përket popullit të saj

admin