RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Begaj takon homologët e rajonit: Mos të lejohen provokime që destabilizojnë Kosovën

begaj-takon-homologet-e-rajonit:-mos-te-lejohen-provokime-qe-destabilizojne-kosoven

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi së fundmi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog. Begaj u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në veriun të Kosovës, me ç’rast, presidenti i Shqipërisë, siç u bë e ditur, nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

Gjatë takimeve, Begaj me presidentët ndau vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Related posts

Hungaria kërcënon me bileta falas për emigrantët që duan të hyjnë në BE

rezart morina

Lufta në Gaza, gjenden 381 trupa të pajetë pranë spitalit Al-Shifa

rezart morina

Irani prezanton raketën e parë balistike hipersonike

rezart morina