RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj takon zv.kryeministrin e Moldavisë: Riafirmuam integrimin evropian si një objektiv strategjik

begaj-takon-zv.kryeministrin-e-moldavise:-riafirmuam-integrimin-evropian-si-nje-objektiv-strategjik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Moldavi është takuar me zëvendëskryeministrin Mihai Popsoi, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se me zëvendëskryeministrin e Moldavisë, Popsoi, riafirmuam integrimin evropian si një objektiv strategjik të përbashkët.

“Shpreha gatishmërinë e Shqipërisë për të ndarë përvojën tonë në ndihmën për përshpejtimin e procesit për partnerin tonë mik, Moldavinë, dhe diskutuam mënyra konkrete për të forcuar dhe thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh”, ka theksuar Begaj.

Presidenti Begaj realizoi një vizitë zyrtare në Moldavi, me ftesë të homologes së tij, Maia Sandu.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, vizita e Begajt synonte forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian të të dyja shteteve.

Related posts

BE-ja zgjat sanksionet kundër organizatës terroriste PKK

admin

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga

Muhamet Ramadani

Mjegulla e dendur si pasojë e ndotjes toksike ndërpret trafikun ajror në kryeqytetin e Indisë

RTI