RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV

begaj-uron-xhaferin:-shqiptaret,-faktor-i-rendesishem-per-stabilitetin-dhe-ardhmerine-e-rmv

Presidenti Bajram Begaj i uroi suksese, Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, vijon mesazhi i Presidentit, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

Begaj deklaroi se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

“Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE. Suksese!”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë teknike që do të merret me organizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 8 Maj. /atsh

Related posts

“Tërhiqet” BBC, drejtori i përgjithshëm kërkon falje pas shkarkimit të prezantuesit Gary Lineker

admin

Türkiye kontribuese në zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

Gjermania: Pauza humanitare në Gaza është jetike

admin