Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës sot ka marrë vendim për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë të mbajtura më 2 tetor 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në BeH u mor njëzëri në një seancë urgjente të KQZ-së së BeH-së, pasi u konstatua se Departamenti i Apelit i Gjykatës së BeH-së refuzoi të gjitha ankesat e subjekteve politike në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme u konfirmuan për zgjedhjen e anëtarëve të Presidencës së BeH-së, Asamblesë Parlamentare të BeH-së, Parlamentit të Federatës së BeH-së, presidentit dhe nënkryetarit të Republikës Srpska, Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe kuvendet e të dhjetë kantoneve në Federatën e BeH-së.
Pas vendimit për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i KQZ-së së Bosnjë dhe Hercegovinës, Suad Arnautoviq, tha se kanë filluar të kalojnë afatet për konstituimin e të gjitha organeve qeveritare në vend.