RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Behgjet Pacolli hap fondin “Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”

behgjet-pacolli-hap-fondin-“te-ndihmojme-femijet-e-termetit-ne-turqi”

Behgjet Pacolli ka hapur një fond në Gofundme, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi.

“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme ”Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërkohë, në faqën e fondit, fillimisht është caktuar shuma prej 300 mijë eurosh si synim për grumbullim.

“Turqia është goditur nga një tërmet i madh me mbi 17,500 viktima në vend. Së bashku ne mund të ndihmojmë në mbledhjen e parave për njerëzit në nevojë” thuhet në njoftimin e fondit.

Related posts

Palestinezët e zhvendosur në Gaza përballen me kushtet e ashpra të dimrit

Muhamet Ramadani

Pentagoni, thirrje Izraelit që të mbrojë civilët në Rripin e Gazës! Zbardhet takimi 90-minutësh mes zyrtarëve të mbrojtjes

admin

Për herë të parë, Izraeli pranon shifrat e të vrarëve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza

RTI