RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi

kryeministri-izraelit-kercenon-iranin-me-“pergjigje-shume-te-ashper”-ne-rast-sulmi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar Iranin me “një përgjigje shumë të ashpër” nëse kryen ndonjë sulm ushtarak kundër Tel Avivit, transmeton Anadolu.

Kërcënimi u bë gjatë një konference për media që Netanyahu mbajti në mbrëmje në Kuds me udhëheqësin e Administratës Qipriote-Greke, Nikos Christodoulides dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Çdo veprim kundër Izraelit do të përballet me një përgjigje shumë të ashpër”, tha Netanyahu.

Ditëve të fundit, tensionet janë përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit mes akuzave izraelite për Teheranin për përshpejtimin e prodhimit të raketave balistike.

Izraeli nisi një sulm të papritur ndaj Teheranit më 13 qershor, duke shënjestruar objekte ushtarake, bërthamore dhe civile, si dhe komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamor.

Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë, ndërsa SHBA-ja bombarduan tre objekte bërthamore iraniane. Konflikti 12-ditor u ndal sipas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që hyri në fuqi më 24 qershor.

Related posts

Kthimi i shqiptarëve nga Anglia, kundërshtohet kryministri britanik Rishi Sunak

admin

Qindra motoçiklistë nisen nga Sarajeva për në Potoçari në nderim të viktimave të gjenocidit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Në Indi temperaturat mbi 50 gradë, më shumë se 100 njerëz vd’iqën

admin