RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika bën përpjekje për ndalesë të tregtisë midis BE-së dhe Izraelit

belgjika-ben-perpjekje-per-ndalese-te-tregtise-midis-be-se-dhe-izraelit

Kryeministri belg Alexander De Croo tha se ai po përpiqet të bindë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që të ndalojnë tregtinë nga territoret palestineze nën pushtimin izraelit.

De Croo tha për radion shtetërore “VRT” se ai ndërmori një iniciativë brenda BE-së për të vendosur ndalimin e importit të produkteve bujqësore si hurma dhe vaj ulliri nga territoret e pushtuara palestineze.

Ai vuri në dukje se sanksionet e vendosura vetëm nga Belgjika “nuk do të kenë shumë efekt”, duke shtuar se po përpiqet të bindë vendet e tjera të BE-së që të shpallin sanksione tregtare kundër Izraelit.

“Ka një sërë vendesh që janë të hapura ndaj arsyeve që ne paraqesim, janë vende që ishin në të njëjtin pozicion si ne disa muaj më parë. Përpjekja jonë tani është të shkojmë përtej këtij grupi vendesh me të njëjtin mendim. Mendoj se ka kuptim të përpiqemi të bindim vendet e tjera për këtë çështje”, tha De Croo.

Related posts

Presidenti amerikan njofton paketë tjetër ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

rezart morina

Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare

admin

Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot – do të jetë shesh për qytetarët dhe për qarkullimin e trafikut urban

admin