RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika do të shkatërrojë 6 milionë vaksina të vjetruara kundër COVID-19

belgjika-do-te-shkaterroje-6-milione-vaksina-te-vjetruara-kunder-covid-19

Qeveria e Belgjikës ka njoftuar se do të shkatërrojë pothuajse 6 milionë doza të vaksinave të vjetruara kundër COVID-19.

“Disa studime tregojnë se vaksinat e përshtatura me nënvariantet BA.4/5 janë dukshëm më efektive se vaksinat origjinale kundër COVID-19,” i tha ministri belg i Shëndetësisë Franck Vandenbrouck Komitetit të Shëndetësisë të Parlamentit Federal, raportoi e përditshmja Het Latste News.

Vandenbrouck tha se Belgjika nuk mund të përdorë më tepricat e vaksinave origjinale, prandaj 2,6 milionë doza të Moderna dhe 3,3 milionë doza të vaksinave Pfizer do të shkatërrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas tij, vendimi lidhet vetëm me faktin se janë zhvilluar lloje të reja të vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë tha gjithashtu se Belgjika “nuk do të ruajë në ngrirës ato vaksina që nuk mund të përdoren as në vend dhe as të dhurohen jashtë vendit”. /trt

Related posts

SHBA-ja ndan edhe 450 milionë dollarë për Ukrainën

admin

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

admin

Presidenti i SHBA-së dhe kryeministri britanik takohen në Belfast

rezart morina