RTV AHIRETI
Shëndetësi

Bën mrekullinë, përfitimet shëndetësore të kësaj erëze që e gjeni lehtësisht

ben-mrekulline,-perfitimet-shendetesore-te-kesaj-ereze-qe-e-gjeni-lehtesisht

Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.

I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.

Ja 20 arsye pse duhet ta shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj:

1. Është një agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, për përdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës.

2. Kur kombinohet me lulelakër, ajo ka treguar efekt për të parandaluar kancerin e prostatës dhe për të ndaluar rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

3. Parandalon kancerin e gjirit.

4. Mund të parandalojë Melanomen dhe të shkaktojë qelizat ekzistuese të melanomes për t’i vetëvrare ato (qelizat).

5. Redukton rrezikun e leuçemisë së fëmijërisë.

6. Është një detoksifikues natyror i mëlçisë.

7. Mund të parandalojë dhe të ngadalësojë progresionin e sëmundjes Alzheimer duke hequr pllakën amyloyde që depozitohet në tru.

8. Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit.

9. Është një anti-inflamator i fuqishëm natyror që vepron si shumë barna anti-inflamator por pa efekte anësore.

10. Jep shpresë në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishtë(multiple) në minj.

11. Është një qetësues natyral dhe frenues (inhibitor|) i enzimes COX-2 (ciklooksigenazës)

12. Mund të ndihmojë në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë!

13. Është përdorur gjatë kohë në mjekësin kineze për trajtimin e depresionit.

14. Për shkak të përparësive anti-inflamator të saj, është përdorur si trajtim natyror për artrit reumatoid dhe artritin.

15. Nxit efektet e barit Paclitaxel (kemoterapi) dhe redukton efektet e saj anësore.

16. Premton shumë në studimet që janë duke u zhvilluar mbi efektet e shafranit të Indisë në kancerin pankreatik.

17. Studimet vazhdojnë për të treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në melanomën multiple.

18. Është dëshmuar për të ndaluar shtimin e e tumorit në enët e gjakut.

19. Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.

20. Mund të ndihmojë në trajtimin e Psoriasis dhe gjendjet e tjera inflamatore të lëkurës.

Shafran i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilula. Pasi të filloni ta përdorni shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë te luges në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra te ndryshëm. Si dhe mund te përdoret si erëz ne çdo lloj ushqimi!

Kundërndikimet

Shafrani i Indisë nuk duhet të përdoret nga njerëzit me gurë te tëmthit ose me pengime biliare (obstrukcione). Megjithëse shafrani i Indisë përdoret shpesh nga gratë shtatzëna, është e rëndësishme që të konsultohen para përdorimit me një mjek gjinekolog, pasi shafrani i Indisë mund të jetë një stimulues i mitrës.

Related posts

​Shenja e hershme e Alzheimer mund të shihet edhe kur parkoni një makinë

admin

Ky lloj orizi është më i shëndetshëm dhe ja arsyet pse

admin

Mungesa e Vitaminës D, shkaktari kryesor i dhimbjes së gjurit

admin