RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë turke diskuton me homologun kinez zhvillimet rajonale dhe globale

shefi-i-diplomacise-turke-diskuton-me-homologun-kinez-zhvillimet-rajonale-dhe-globale

Çavuşoğlu lidhur me takimin është shprehur se me ministrin kinez vlerësuam marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale, si dhe theksoi se transmetuan “ndjeshmërinë tonë lidhur me turqit ujgurë”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi, në kryeqytetin Punom Pen të Kamboxhias, ku ndodhet për të marrë pjesë në Takimin e Katërt Trepalësh të Partneritetit të Dialogut Sektorial të Asociacionit të Kombeve Turqi-Azia Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij Twitter, Çavuşoğlu lidhur me takimin është shprehur se me ministrin kinez vlerësuam marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe globale, si dhe theksoi se transmetuan “ndjeshmërinë tonë lidhur me turqit ujgurë”.

Ministri Çavuşoğlu zhvilloi takime të ndara edhe me ministrin e jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ministren e jashtme të Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, ministrin e lartë të Kamboxhias përgjegjës për muslimanët, Othsman Hassan, ministrin e jashtëm të Bruneit, Erywan Yusof dhe ministrin e jashtëm të Sri Lankës, Ali Sabry. /aa

Related posts

Kurti takon sot Abdixhikun e Haradinajn, Krasniqi i PDK-së refuzon ftesën

admin

Çavuşoğlu: Turqia dhe Egjipti pajtohen për t’i përmirësuar marrëdhëniet – VIDEO

admin

​Kosova me shkallë të lartë të varfërisë

Muhamet Ramadani