RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Berlini dënon vendimin e Izraelit për legalizimin e 9 vendbanimeve në Bregun Perëndimor

berlini-denon-vendimin-e-izraelit-per-legalizimin-e-9-vendbanimeve-ne-bregun-perendimor

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Christian Wagner, ka dënuar vendimin e Izraelit për të legalizuar nëntë poste të paligjshme të vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar, me qëllim për t’i kthyer ato në vendbanime të reja, transmeton Anadolu.

Wagner përfaqësuesve të mediave në Berlin u tha se Gjermania është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për njoftimin e qeverisë izraelite në lidhje me postet e reja të vendbanimeve të cilat janë ta paligjshme sipas ligjit izraelit.

Ai shtoi se veprime të tilla të njëanshme çojnë në “tensione të intensifikuara midis izraelitëve dhe palestinezëve” dhe se Gjermania pret që këto masa të mos zbatohen.

“Tani është më e rëndësishme që bisedime t’i jepet sërish një mundësi”, theksoi Wagner.

Pavarësisht se është një aleat i vendosur i Izraelit, Gjermania herë pas here ka kritikuar vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve izraelite, duke theksuar se kjo vetëm do ta ndërlikojë më tej të ashtuquajturin proces të paqes në Lindjen e Mesme.

Dje, një komitet ministror izraelit miratoi një plan për të anuluar një legjislacion për shkëputje nga pjesa veriore e Bregut Perëndimor që u miratua në vitin 2005. Plani do të lejojë ndërtimin e katër vendbanimeve që u çmontuan në vitin 2005 nga ish-kryeministri Ariel Sharon.

Vlerësimet tregojnë se rreth 650 mijë kolonë jetojnë në 164 vendbanime dhe 115 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Related posts

Izraeli arreston drejtorin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds

admin

Stano nuk e komenton draftin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani

admin

Pahor dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialogun Kosovë-Serbi

admin