RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 4,800 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë

mbi-4,800-viktima-te-abuzimit-seksual-ne-kishen-katolike-te-portugalise

Një komision i pavarur që shqyrton abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike ka thënë se kishte dokumentuar raste që tregojnë për të paktën 4,815 viktima.

I ngritur nga Konferenca Episkopale Portugeze për të shqyrtuar abuzimin në dekadat e fundit, komisioni shtoi se kjo ishte maja e ajsbergut, raportoi të hënën BBC-ja.

Duke paraqitur raportin, presidenti i komisionit, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, e përshkroi objektivin e tij si ngritje e zërit për heshtjen e viktimave.

Ai nderoi qindra njerëz që kontaktuan stafin e tij për të dhënë dëshmi.

“Ata kanë një zë, ata kanë një emër”, tha ai.

Në përgjithësi, komisioni dokumentoi 564 përvoja të njerëzve që thanë se kishin qenë viktima të abuzimit nga priftërinjtë ose zyrtarë të tjerë të Kishës. Aty janë shqyrtuar raste që datojnë që nga viti 1950.

Në shumë raste, dëshmitë treguan se edhe të mitur të tjerë ishin abuzuar.

Sipas komisionit, gjithsej 25 lëndë u janë kaluar prokurorive publike.

Ndër rekomandimet që jep raporti është që, në rastet e abuzimit seksual të dyshuar të të miturve, dispozita ekzistuese që viktimat të mund të bëjnë kallëzim penal deri në moshën 25 vjeç, edhe nëse zbatohet parashkrimi, duhet të rritet në 30. /koha

Related posts

Qeveria vendos për shpronësim të disa pronave për nevoja të KEK-ut

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro në portin e Kalabrisë! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

admin

FSK furnizohet me 15 kamionë të firmës gjermane, Kurti: Serbia është agresive, por nuk trembemi

admin