RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Do ta çlirojmë botën nga armët bërthamore

biden:-do-ta-clirojme-boten-nga-armet-berthamore

Presidenti amerikan, Joe Biden ka premtuar të luftojë për një botë pa armë bërthamore, në mesazhin e shkruar në Librin e Nderit të Muzeut Përkujtimor të Paqes në Hiroshima, kushtuar viktimave të bombës së parë atomike të hedhur në vitin 1945 nga SHBA.

“Na kujtofshin historitë e këtij muzeu për të gjitha detyrimet tona për të ndërtuar një të ardhme paqeje”, shkroi Biden pas vizitës që bëri dje me liderët e tjerë të G7, në hapjen e samitit.

“Së bashku ne vazhdojmë të bëjmë përparim drejt ditës kur mund të shpëtojmë përfundimisht dhe përgjithmonë botën nga armët bërthamore”, shtoi Biden, sipas qeverisë japoneze. /atsh

Related posts

Jo vetëm fëmijë pa baba: një mbrapshti njerëzore shndërruar në industri ku qarkullojnë miliarda

Muhamet Ramadani

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz në 18-vjetorin e Pavarësisë

admin

Gjykata penale e Parisit shpall fajtorë 10 persona për ngacmim kibernetik ndaj zonjës së parë të Francës

admin