RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 16 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit

rritet-ne-16-numri-i-viktimave-nga-sulmi-vetevrases-ne-veriperendim-te-pakistanit

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës jashtë një stacioni policor në veriperëndim të Pakistanit është rritur në 16, njoftoi një zyrtar, transmeton Anadolu.

Shpërthimi ndodhi të dielën në qytetin Kabal në luginën piktoreske Swat të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, kur një sulmues vetëvrasës, i cili veproi i vetëm, hodhi veten në erë pasi u ndalua nga pjesëtarët e policisë ndërsa përpiqej të hynte në stacionin policor, tha për gazetarët shefi i policisë provinciale, Zulfikar Hameed.

Viktimat përfshijnë shtatë policë, shtoi ai.

Në shpërthim u plagosën edhe 21 persona të tjerë.

Rajonet veriperëndimore dhe jugperëndimore të Pakistanit kanë parë një rritje të sulmeve militante vitet e fundit, për të cilat Islamabadi fajëson militantët e lidhur me Tehreek-e-Taliban Pakistan me bazë në Afganistan.

Kabuli e mohon këtë akuzë.

Related posts

SHBA, një profesor mbetet në spital pasi u rrah nga policia gjatë protestës pro-palestineze

Muhamet Ramadani

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, nafta lirohet për 1 cent kurse benzina për 2 cent

admin

Hezbollahu refuzon bisedimet direkte Liban-Izrael, paraqet 5 pika për zgjidhje

Hevzi