RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden kërkon falje që SHBA u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën

biden-kerkon-falje-qe-shba-u-terhoq-nga-marreveshja-e-parisit-mbi-klimen

Presidenti amerikan Joe Biden sërish u kërkoi falje liderëve botërorë për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja historike klimatike e vendosur në Paris në vitin 2016, duke theksuar se administrata e tij ka punuar për të rivendosur lidershipin amerikan për të luftuar fenomenet globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne iu ribashkuam menjëherë Marrëveshjes së Parisit. Ne caktuam samite të mëdha klimatike dhe u rivendosëm, kërkoj falje që jemi tërhequr ndonjëherë nga marrëveshja”, tha ai në samitin e OKB-së për klimën që mbahet në qytetin turistik Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump filloi procesin për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit e 2016-ës menjëherë pasi ai mori detyrën në vitin 2017, një veprim i ndryshuar nga Biden i cili vetëm disa orë pasi mori detyrën njoftoi se SHBA do t’i kthehet marrëveshjes. Marrëveshja synon të frenojë emetimet globale të karbonit për të frenuar rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale.

Biden pranoi përpjekjet e administratës së tij për të rritur përpjekjet e SHBA-së për të pasur rol udhëheqës në ndryshimet klimatike, duke thënë se “kanë ofruar përparim të paprecedentë në vend” gjatë gati dy viteve në të cilat ai ka qenë në detyrë.

“Që nga ditët e mia të para në detyrë, administrata ime ka pasur një rol udhëheqës me një axhendë të guximshme për të adresuar krizën klimatike dhe për të rritur sigurinë e energjisë në vend dhe në mbarë botën”, tha ai në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP26.

“Ne po dëshmojmë se politika e mirë klimatike është një politikë e mirë ekonomike”, shtoi ai, duke thënë se investimet e SHBA-së në politikën klimatike do të “ndryshojnë paradigmën për SHBA-në dhe të gjithë botën”. /aa

Related posts

Misioni i parë hapësinor saudit nisët më 21 maj me astronautët e parë të Mbretërisë

rezart morina

Pentagoni: Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësuesit izraelitë diskutojnë situatën në Rafah

admin6

Rrymat e Oqeanit Antarktik drejt kolapsit

rezart morina