RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19

kina-nis-izolimin,-perballet-me-valen-e-re-te-covid-19

Kryeqyteti kinez, Pekini, ka mbyllur parqet dhe ka vendosur masa të ashpra të izolimit në ditën kur shteti po përballet me valën e re të rasteve me Covid-19. Të premten, më shumë se 5 milionë njerëz janë izoluar në provincën jugore Guangzhou.

Shteti kinez ka raportuar 10 mijë e 729 raste të reja të premten. Të gjithë janë testuar pozitivë, por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë të Covid-19. Shumica prej 21 milionë banorëve të Pekinit, pritet të testohen gjatë ditëve të ardhshme. Shumë shkolla kanë kaluar mësimet online, spitalet kanë reduktuar shërbimet dhe dyqanet e restorantet janë mbyllur.

Liderët kinezë të enjten kanë premtuar se do të reagojnë ndaj pakënaqësisë publike në lidhje me strategjinë “zero-Covid” që ka mbyllur miliona njerëz nëpër shtëpi.

Me rritjen ekonomike që ka nisur të dobësohet përsëri, Kina pritej të bënte hapa në hapjen e shtetit që ka mbyllur kufijtë qëkur nisi përhapja e COVID-19 gjatë vitit 2020. /koha

Related posts

Turqi, shërbimi sekret arreston drejtuesin e lartë të Shtetit Islamik: Po përgatiste sulme terroriste në rajon dhe Evropë në emër të ISIS!

admin

Erdoğan: Turqia zgjodhi astronautët për misionin e parë hapësinor

admin

Vendosja e raketave amerikane në Gjermani, Rusia nuk përjashton të kërcënojë me dislokimin e armëve bërthamore

admin