RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Biden mbërrin në Izrael, fillon turneun në Lindjen e Mesme

biden-mberrin-ne-izrael,-fillon-turneun-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zbarkoi sot në aeroportin “Ben Gurion” të Izraelit, duke filluar turneun e tij në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden u prit në aeroport nga kryeministri izraelit Yair Lapid, zëvendësi i tij Naftali Bennett dhe presidenti Isaac Herzog, sipas gazetës “The Times of Israel”.

Biden do të vizitojë Bregun Perëndimor në kuadër të turneut të tij ku do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Presidenti amerikan është planifikuar të fluturojë direkt nga Izraeli në Arabinë Saudite të enjten për të marrë pjesë në samitin rajonal arab në qytetin Xheda me pjesëmarrjen e liderëve arabë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Bahreini, Omani, Iraku, Jordania dhe Egjipti.

Related posts

Video – Bojkot dhe fërshëllima ndaj ekipit izraelit në Tiranë

Irfan Jahiu

Netanyahu paralajmëron sulm në Rafah me ose pa marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve

admin

Komisionerja Kos: Ka vend në BE për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

admin