RTV AHIRETI
Lajme

OKB: Uria dhe zhvendosja po “dalin jashtë kontrollit” në Sudan mes dhunës së vazhdueshme

okb:-uria-dhe-zhvendosja-po-“dalin-jashte-kontrollit”-ne-sudan-mes-dhunes-se-vazhdueshme

Kombet e Bashkuara (OKB) paralajmëruan se uria dhe zhvendosja në Sudan po “dalim jashtë kontrollit” mes luftimeve të vazhdueshme midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së ndihmës së OKB-së (OCHA), më shumë se 6 milionë njerëz në Sudan apo rreth 13 për qind e popullsisë janë tani një hap nga uria.

OCHA njoftoi se mbi 20 milionë njerëz po përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore për shkak të konfliktit, rënies ekonomike dhe zhvendosjes masive.

Kombi i shkatërruar nga lufta është prekur përsëri nga luftimet dy dekada pas shpërthimit të konfliktit.

Sipas mjekëve vendas, luftimet e fundit që nga prilli kanë marrë jetën e 3 mijë civilëve dhe kanë plagosur mijëra të tjera.

Disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga Arabia Saudite dhe SHBA-ja nuk kanë arritur t’i japin fund dhunës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), më shumë se 334 mijë persona janë zhvendosur brenda vetëm në një jave.

IOM vlerëson se rreth 3 milionë njerëz janë zhvendosur nga fillimi i konfliktit.

Related posts

Kryeministri palestinez kundërshton kampet e përkohshme për palestinezët e zhvendosur në Gaza

Muhamet Ramadani

Komiteti i Parlamentit Evropian voton në lexim të dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Presidenti Erdogan dënon vuajtjet e civilëve në Iran, kërkon armëpushim

Kushtrim Guraj