RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden nënshkruan propozim-ligjin për deklasifikimin e inteligjencës për origjinën e COVID-19

biden-nenshkruan-propozim-ligjin-per-deklasifikimin-e-inteligjences-per-origjinen-e-covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi propozim-ligjin që kërkon deklasifikimin e informacionit në lidhje me origjinën e koronavirusit (COVID-19), pasi i njëjti u miratua unanimisht nga Kongresi, transmeton Anadolu.

“Administrata ime do të vazhdojë të shqyrtojë të gjitha informacionet e klasifikuara në lidhje me origjinën e COVID-19, duke përfshirë lidhjet e mundshme me Institutin e Virologjisë në Wuhan”, shkroi Biden në një deklaratë.

“Në zbatimin e këtij legjislacioni, administrata ime do të deklasifikojë dhe do të ndajë sa më shumë nga ai informacion që të jetë e mundur, në përputhje me autoritetin tim kushtetues për mbrojtje kundër zbulimit të informacionit që do të dëmtonte sigurinë kombëtare”, shtoi ai.

Propozim-ligji kërkon që Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të deklasifikojë të gjithë inteligjencën në lidhje me origjinën e pandemisë. Ky propozim-ligj erdhi pasi disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, si dhe agjenci amerikane, kanë dalë në favor të teorisë se virusi ka origjinën në një laborator kërkimor kinez në qytetin Wuhan dhe nuk ka ardhur si rezultat i fenomeneve natyrore.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha më 28 shkurt se byroja “vlerësoi se origjina e pandemisë mund të jetë një incident i mundshëm laboratorik në Wuhan”, duke akuzuar Pekinin se “punon për të minuar hetimin nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar”.

Vetëm disa ditë përpara njoftimit të kreut të FBI-së, Departamenti i Energjisë publikoi një raport sipas të cilit informata se një rrjedhje laboratorike ishte përgjegjëse për COVID-19 përcaktohet me “besueshmëri të ulët”.

Inteligjenca mbështetëse, ndërkohë, ka mbetur e klasifikuar, që do të thotë se amerikanët dhe palët e interesuara në mbarë botën nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në këto informata.

Related posts

“Komuniteti ndërkombëtar përgjegjës për krimet e vazhdueshme të luftës së Izraelit në Gaza”

rezart morina

Türkiye, vogëlushja 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 132 orë pas tërmetit

admin

Amerika i kërkon Kosovës të rishqyrtojë vendimin për dinarin serb

admin