RTV AHIRETI
Lajme

Biden: Nëse mjekët më këshillojnë, mund të tërhiqem nga gara presidenciale

biden:-nese-mjeket-me-keshillojne,-mund-te-terhiqem-nga-gara-presidenciale

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për shkak të “gjendjes mjekësore” ka aluduar se ai mund të konsiderojë largimin nga gara presidenciale nëse mjekët e këshillojnë.

Kjo deklaratë e presidentit Biden, në një intervistë të transmetuar në “BETNews” vjen pasi demokratët i bënë presion në rritje për të dhënë dorëheqje.

Kjo intervistë u realizua para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë se Biden ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke theksuar se simptomat e tij janë të buta.

Biden ka dhënë arsye të ndryshme me kalimin e kohës për atë që mund ta çojë në largimin nga gara presidenciale.

Të martën, gjatë fjalimit të tij në konventën kombëtare në Las Vegas, Biden shprehu mbështetje të fortë për zv/presidenten Kamila Harris, duke e miratuar atë si një “zv/presidente të shkëlqyer” dhe duke deklaruar se ajo është e aftë të shërbejë si “presidente e SHBA-së”.

The post Biden: Nëse mjekët më këshillojnë, mund të tërhiqem nga gara presidenciale first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Incident në infrastrukturën energjitike, pjesa më e madhe e Ukrainës mbetet në terr

rezart morina

Tri aksionet e mëdha të policisë, ministri Sveçla del me njoftim

rezart morina

“Kemi qëndrim të qartë për Radoiçiç”- DASH për REL-in: Është kriminal që duhet të mbahet përgjegjës

admin