Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të shpallë të martën rikandidaturën e tij, sipas “TheWashington Post”.
Njoftimi do të bëhet përmes një videomesazhi.
Biden dhe ndihmësit e tij kanë zgjedhur ditën e martë, sepse është përvjetori i katërt i nisjes së fushatës së tij 2020.
Prej disa muajsh, presidenti amerikan ka thënë ose ka lënë të nënkuptohet se do të kandidonte për një mandat të dytë.
Biden i është shmangur një njoftimi zyrtar pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e kanë ndjerë urgjencën për të nisur një fushatë, sidomos pas një ecurie më të mirë se sa pritej, në mandatin e mesëm nga demokratët. /atsh