RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden riafirmon mbështetjen ‘e palëkundur’ për Jordaninë gjatë takimit me mbretin Abdullah

biden-riafirmon-mbeshtetjen-‘e-palekundur’-per-jordanine-gjate-takimit-me-mbretin-abdullah

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, riafirmoi mbështetjen “e palëkundur” të SHBA-së për “sigurinë dhe prosperitetin ekonomik” të Jordanisë, ndërsa priti Mbretin Abdullah të enjten në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, Biden dhe Abdullah “riafirmuan natyrën e ngushtë dhe të qëndrueshme të miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Jordanisë dhe Presidenti falënderoi Madhërinë e Tij për partneritetin e tij të ngushtë dhe rolin që ai dhe Jordania luajnë si një forcë për stabilitet në Lindjen e Mesme”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Presidenti konfirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Jordanisë gjatë kësaj kohe sfidash rajonale dhe globale dhe liderët diskutuan mundësitë dhe mekanizmat për të ulur tensionet, veçanërisht në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti konfirmoi mbështetjen e tij të fortë për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez dhe njohu rolin vendimtar të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë si kujdestare e vendeve të shenjta muslimane në Kuds, duke përmendur nevojën kritike për të ruajtur status quo-në historike në Haram al-Sharif/Malin e Tempullit”, shtoi Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar kompleksit të xhamisë Al-Aksa.

Abdullah është në një vizitë njëjavore në kryeqytetin e SHBA-së dhe ka takuar zyrtarë të lartë dhe ligjvënës, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin. /aa

Related posts

Osmani e Hovenier flasin për ndërmarrjen e hapave konkretë sipas marrëveshjes së Bratislavës

rezart morina

Berisha: Do vazhdojmë betejën dhe do ecim të sigurt drejt një fitoreje të merituar në zgjedhjet e vitit 2025

rezart morina

Gjykata Kushtetuese shpall ligjin për ndalimin e mbulesës të kundërligjshëm

admin