RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jetëgjatësia në SHBA bie në nivelin më të ulët që nga viti 1996

jetegjatesia-ne-shba-bie-ne-nivelin-me-te-ulet-qe-nga-viti-1996

Jetëgjatësia në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1996, e nxitur kryesisht nga pandemia COVID-19.

Të dhënat e qeverisë treguan se jetëgjatësia tani është 76.1 vjet krahasuar me 79 sa ishte në vitin 2019. Kjo është rënia më e madhe brenda një shekulli, raportoi BBC të mërkurën.

COVID-19 është faktori kryesor kontribuues në shkurtimin e jetëgjatësisë, sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Jetëgjatësia e amerikanëve vendas dhe vendasve të Alaskës ra me katër vjet.

Sipas të dhënave të përkohshme, jetëgjatësia ra me 2.7 vjet midis viteve 2019 dhe 2021.

Statistikat tregojnë se COVID-19 përbënte 50% të rënies midis viteve 2020 dhe 2021. Midis 2019 dhe 2020, pandemia kontribuoi në 74% të rënies.

Lëndimet e paqëllimshme – një term që përfshin gjithashtu mbidozat e drogës, arritën nivele rekord në vitin 2021 dhe kontribuan në 15.9% të rënies.

Vdekjet nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet kronike të mëlçisë dhe cirroza dhe vetëvrasjet ishin gjithashtu kontribuues të rëndësishëm.

Statistikat e CDC-së nxjerrin në pah gjithashtu ndryshime të mprehta në jetëgjatësinë midis burrave dhe grave. Për burrat, jetëgjatësia ra me rreth një vit në 73.2 në vitin 2021, ndërsa jetëgjatësia e grave ra me 10 muaj në 79.1

Jetëgjatësia në SHBA është ndër më të ulëta në mesin e vendeve të zhvilluara në mbarë botën. /koha

Related posts

Festime në Nablus gjërsa të burgosurit kthehen në shtëpi

rezart morina

Çmimet e ushqimeve në Greqi më të larta se në vendet më të pasura të BE-së

admin

Britania nuk do t’u japë azil atyre që kalojnë kanalin La Manche – VIDEO

admin