RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Biden: SHBA-ja do të rrisë praninë e saj në Evropë

biden:-shba-ja-do-te-rrise-pranine-e-saj-ne-evrope

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se vendi i tij do të rrisë praninë e saj në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përpara Samitit të NATO-s që mbahet në Madrid të Spanjës, Biden me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, folën para mediave.

Duke njoftuar se në samitin në Madrid kanë dhënë mesazh për unitet dhe vendosmëri, Biden tha se vendet e NATO-s në samit do të japin mesazhin për pranimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

“Vendimi i dy vendeve për t’u anëtarësuar në NATO, duke hequr dorë nga tradita e neutralitetit, do ta bëjë aleancën tonë më të fortë”, tha Biden.

“Edhe kjo mbështet mesazhin për unitet dhe vendosmëri. Në përgjigje të ndryshimeve në mjedisin e sigurisë dhe në emër të forcimit të mbrojtjes tonë kolektive, unë shpall sot se SHBA-ja do të rrisë forcat e saj në Evropë”, theksoi Biden.

Biden, rikujtoi se vendi i tij më parë ka rritur numrin e ushtarëve në Evropë në 100 mijë dhe se do vazhdojë ta rrisë këtë. Gjithashtu ai tha se numrin e anijeve luftarake shkatërruese (destroyer) në Spanjë nga katër do ta rritet në gjashtë, do të formojnë bazë të përhershme në Poloni, do të mbajnë prani të gatshme luftarake të pozicionuara në Rumani, do të dërgojnë dy flota shtesë F-35 në Britani, si dhe do të forcojnë mbrojtjen ajrore të Italisë dhe Gjermanisë.

Ai po ashtu theksoi se NATO-ja ka dëshmuar rëndësinë e saj dhe është më e rëndësishme se kurrë.

Related posts

A vajtuat boll? Askush s’e foli një fjalë për shqiptarin që e mbytën në burg të Serbisë

admin

Vendet e Afrikës Perëndimore të gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger

admin

Egjipt, mbahet Samiti i Sigurisë për uljen e tensioneve Izrael-Palestinë

rezart morina