RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia: Nuk do të heqim dorë për dëmshpërblimin e luftës nga Gjermania

polonia:-nuk-do-te-heqim-dore-per-demshperblimin-e-luftes-nga-gjermania

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka deklaruar se marrëdhëniet me Gjermaninë do të vazhdojnë për shumë vite, por ka theksuar se nuk do të heqin dorë nga dëmshpërblimi që kërkohet për shkak të humbjeve të përjetuara në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Kryeministri Morawiecki mëngjesin e sotëm ishte mysafir në programin e Radios së Polonisë.

“Zoti na e mundësoftë që të jetojmë krah për krah për 1 mijë vite, por sigurisht se do të jetë një gjë pozitive të riparojmë lotët dhe ato që janë përjetuar, duke i njohur dëmshpërblimet të paktën në masën minimale”, tha kryeministri Morawiecki, duke rikujtuar deklaratat e bëra nga ambasadori gjerman në Varshavë, Thomas Bagge, i cili tha se çështja e dëmshpërblimit mes dy vendeve është mbyllur në aspektin ligjor.

Më tej, kryeministri polak theksoi se ambasadori gjerman është gabuar jo vetëm në aspektin moral, por edhe në aspektin politik dhe social.

“Zv/ministri polak i Punëve të Jashtme, Arkadiusz Mularczyk, ka treguar përpjekje të mëdha që vendi i tij të mund të marrë dëmshpërblim lufte nga Gjermania”, tha Morawiecki.

“Ky do të jetë një proces i gjatë, por nuk do të heqim kurrë dorë nga kjo dhe besoj se këtë do ta kërkojnë edhe politikanët e brezit të ardhshëm”, shtoi ai.

Më 1 shtator të vitit 2022, Qeveria e Polonisë përgatiti një raport gjithëpërfshirës që shpjegon me detaje humbjet materiale që ka pësuar Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sipas kësaj ajo kërkoi nga Gjermania 1.3 trilionë euro dëmshpërblim.

Related posts

OKB-ja: Rreth 11 milionë gra dhe vajza në Sudan përballen me pasiguri akute ushqimore

RTI

WFP: Një milion njerëz në Gaza kanë marrë ushqim, por nevojiten më shumë pika kalimi

admin

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë

Irfan Jahiu