RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden shpall strategjinë e parë kombëtare të SHBA-së për luftën kundër antisemitizmit

biden-shpall-strategjine-e-pare-kombetare-te-shba-se-per-luften-kunder-antisemitizmit

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi strategjinë e parë kombëtare për luftë kundër antisemitizmit, tha Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.

“Kjo strategji përfshin mbi 100 veprime të reja që administrata do të ndërmarrë për të rritur ndërgjegjësimin për antisemitizmin dhe kërcënimin e tij ndaj demokracisë amerikane, për të mbrojtur komunitetet hebraike, për të mënjanuar normalizimin e antisemitizmit dhe për të ndërtuar solidaritetin ndërkomunitar”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, Biden krijoi Komitetin e Politikave Ndërinstitucionale për Antisemitizmin, Islamofobinë dhe Format e Përafërta të Paragjykimeve dhe Diskriminimit, të udhëhequr nga Këshilli i Politikave të Brendshme të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Si detyrë e parë, Biden e ngarkoi grupin të prodhonte strategjinë e parë kombëtare të SHBA-së për të luftuar antisemitizmin në vend.

Strategjia kombëtare propozon një plan gjithëpërfshirës shoqëror që përballet me përshkallëzimin aktual të urrejtjes dhe hedh themelet për reduktimin e antisemitizmit me kalimin e kohës.

Strategjia gjithashtu bën thirrje për përmirësimin e sigurisë për komunitetet hebreje, duke kundërshtuar normalizimin e antisemitizmit dhe diskriminimit antisemitik.

Related posts

FSK organizon “Javën ndërkombëtare të kadetëve”, mirëpresin kadetë nga vende të ndryshme të botës

rezart morina

Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe

rezart morina

Tanzani: Të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në liqen – VIDEO

admin