RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill të vitit të kaluar.

Derisa më 17 janar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Related posts

Qeveria pritet të marrë vendim për rregullimin e çmimeve të naftës

admin

Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen

RTI

Kryeministri Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke

admin