RTV AHIRETI
Lajme

Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk e ndihmon arritjen e armëpushimit në Gaza

biden:-vrasja-e-liderit-te-hamasit-nuk-e-ndihmon-arritjen-e-armepushimit-ne-gaza

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se vrasja e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh, nuk ishte e dobishme për armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza.

Biden tha se kishte një bisedë të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, raportoi Reuters.

Ai i bëri komentet në bazën e përbashkët Andreës, Maryland, ku një aeroplan me të arrestuar të liruar nga Rusia ateroi të enjten vonë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken diskutoi me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan përpjekjet diplomatike për të siguruar një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare, tha misioni i SHBA-së në shtetin arab, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ceremonia e varrimit të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran të mërkurën, është duke u zhvilluar në Katar.

Lutjet e varrimit për Haniyeh do të bëhen në xhaminë Imam Muhammed bin Abdul Ëahhab – më e madhja në Katar – përpara se ai të varroset në një varrezë në Lusail, një qytet në veri të Dohas.

Haniyeh u vra gjatë një vizite në kryeqytetin e Iranit. Irani dhe aleatët e tij kanë fajësuar Izraelin, megjithëse Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e tij.

Ndërkaq, Izraeli ka thënë se ka vrarë edhe shefin ushtarak të Hamasit pas vrasjes së Haniyeh.

The post Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk e ndihmon arritjen e armëpushimit në Gaza first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zelenskyy thotë ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ruse në Kiev, kërkon nga banorët të strehohen

admin

Ryabkov: Negociatat e paqes me Ukrainën, të pakuptimta

rezart morina

Princi saudit i kurorës takon klerikun shiit të Irakut

admin