RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden zgjat situatën emergjente kundër “kërcënimeve të Koresë së Veriut”

biden-zgjat-situaten-emergjente-kunder-“kercenimeve-te-korese-se-veriut”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se Kongresi Amerikan ka zgjatur situatën emergjente të shpallur për shkak të “veprimeve të qeverisë së Phenianit të cilat kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se është vendosur të zgjatet situata emergjente e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2008 për çështjen e “kërcënimit të Koresë së Veriut”.

Në një letër dërguar Kongresit, Biden tha: “Prania e armëve të Koresë së Veriut në Gadishullin Korean dhe rreziku i rritjes së saj, politikat represive dhe provokuese të qeverisë së Koresë së Veriut të cilat kërcënojnë stabilitetin në gadishull, që rrezikojnë ushtrinë e SHBA-së, aleatët e saj dhe partnerët e saj tregtar në rajon dhe që synojnë objektivin për zhvillimin e programeve të armëve bërthamore dhe raketave, vazhdojnë të përbëjnë kërcënim të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e SHBA-së”.

Related posts

Kosovë, presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm i Singaporit: Koreja e Veriut jo më e interesuar të bashkëpunojë me SHBA-në

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite bastis ceremoninë përkujtimore për Saleh Arourin në Bregun Perëndimor

admin